Shërimi i zemrës, zbukurimi i ahlakut (moralit) dhe edukimi i nefsit – Ebu Hamid el Gazali

Autor:         Ebu Hamid el Gazali
Titulli:         Shërimi i zemrës, zbukurimi i ahlakut (moralit) dhe edukimi i nefsit
Përktheu:    Is-hak Shala
                   Abdullah B. Ferizi
Lektor:        Artan Sadiku
Formati:      5.8 x 8.3
Faqe:          127
Viti:            2015
Vendi:         Prishtinë

Pas kësaj dije se, ahlak1 i bukur është cilësi e Pejgamberëve dhe vepra më e pëlqyeshme e njerëzve të drejtë (sidik). Në esencë, ahlaku i bukur është gjysma e imanit. Është fryt i luftës së të devotshmëve dhe edukim përmes kundërshtimit të dëshirave të nefsit (vetes) i atyre që bëjnë ibadet. Ndërsa ahlaku i keq është helm vdekjeprurës, rrezik që e mbyt trurin e njeriut, është poshtërsi dhe turp publik. Ai është pisllëk që largon nga Allahu dhe e keqe e cila personin e dërgon në rrugë të shejtanit. Siç është ahlaku i bukur një derë nga zemra e çelur në mirësitë e xhenetit dhe afrues Rrahmanit, edhe veset e këqija janë derë që çilet drejt zjarrit të xhehenemit. Ahlaku i keq është sëmundje e nefsit dhe dobësi e zemrës. Derisa sëmundjet e trupit shkatërrojnë jetën materiale, sëmundjet e zemrës marrin jetën e përjetshme.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakRregullat e sjelljes gjatë fitimit dhe sigurimit të jetesës – Ebu Hamid el Gazali
Artikulli tjetërShpëtimi nga lajthitja – Ebu Hamid el Gazali