Autor: Enis Rama
Titulli: Një Ramazan më ndryshe
Formati: 5.9 x 5.9
Faqe: 18
Botues: QSNI
Mund të thuhet se mundësitë të cilat Allahu na i ka dhënë për t’i shfrytëzuar gjatë vitit të gjitha janë të përmbledhura në muajin Ramazan. Kështu, në qoftë se njeriu e shfrytëzon Ramazanin si duhet, ajo çfarë mund t’i ikën pas tij mund të përballohet më lehtë. Sa më të qartë që njeriu ta ketë qëllimin, aq më sigurt do të vazhdojë drejt tij. Fatkeqësia dhe problemi i shumë prej nesh si muslimanë është se, pas përfundimit të Ramazanit, gjithmonë ndiejmë keqardhje dhe kemi brengën se mos edhe ky Ramazan shkoi sikurse i kaluari. A kemi bërë ndonjë analizë pse në Ramazanin e kaluar nuk është plotësuar norma e adhurimit dhe ndoshta nuk është arritur qëllimi i kërkuar as përgjysmë sa është synuar, apo të gjitha këto i kemi kapërcyer me një “hajr in sha Allah” dhe kemi vënë shpresat në Ramazanin e radhës.