Fundi i kohës dhe Mehdiu – Harun Jahja

Autor:     Harun Jahja
Titulli:     Fundi i kohës dhe Mehdiu
Formati:  8.5 x 11
Faqe:      60

Fundi i Kohës (apo Ditët e Fundit) mund të mos jetë nocion i njohur për shumë njerëz. Prandaj, së pari do të japim një shpjegim të shkurtër për të. Fundi i Kohës domethënë ‘epoka e fundit’. Sipas literaturës Islamike, ajo është një periudhë kohe që është afër Fundit të botës. Shenjat në Kur’an dhe përmendjet e shumta të Fundit të Kohës të dhëna nga literatura e Haditheve na sjellin në një përfundim shumë të rëndësishëm. Vargjet Kur’anore dhe hadithet tregojnë se ekzistojnë dy faza të Fundit të Kohës. Faza e parë është një periudhë kur gjithë njerëzit do të vuajnë probleme materiale dhe shpirtërore. Pas kësaj, Bota do të hyj në një periudhë të shpëtimit të quajtur ‘Epoka e artë,’ e cila karakterizohet me begati dhe mirësi për shkak të mbizotërimit të fesë së vërtetë. Me përfundimin e Epokës së artë, do të ketë një rrënim të shpejtë shoqëror dhe njerëzit do të fillojnë të presin Fundin e Botës.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakAllahu njihet permes arsyes – Harun Jahja
Artikulli tjetërGjunjëzimi i evolucionit – Harun Jahja