Autor: Dr. Milazim Krasniqi
Titulli: Fijet e shpirtit
Redaktor: Husamedin Abazi
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 115
Botues: Logos-A
Viti: 2007
Vendi: Shkup, Maqedoni Veriore
Orët e mbrëmjes ishin për Besnikun orë të gumëzhitjeve të radiovalëve, të përzierjes së frekueneave, të ndërrimit të tyre orë e çast. Kërkimi i një radiostacioni shoqërohej me hungurimën e dhjetëra radiostacioneve të tjera, me ulërima që ia kujtonin ulërimat e bishave në kafazet e hekurta të kopshtit zoologjik. Ishte një egërsim i përhershëm i radiovalëve, i cili i ngjallte ankth. Duke e ngritur perin e kuq të radiotranzistorit, veshi i zinte fragmente flalësh ne gjuhë të ndryshme, emra qytetesh, emra shtetesh, mbiemra politikanësh, emërtime të institucioneve financiare e politike. Bëhej një përzierje gjuhësh, perzierje emrash, një përmbysje fatale e rendit të gjërave. …