Sami Frashëri – Bibliografia & Kumtesat – Sh.B. Logos-A

Autor:          Sh.B. Logos-A
Titulli:          Sami Frashëri – Bibliografia & Kumtesat
Redaktor:     Prof. Dr. Xhevat Lloshi
Formati:       8.5 x 11
Faqe:           400
Botues:        Logos-A
Viti:             2004
Vendi:          Shkup

Me rastin e njëqindvjetorit nga dita kur mbylli sytë enciklopedisti i madh dhe Rilindësi Sami Frashëri, u mbajt në Shkup më 19-20 nëntor 2004 Konferenca Shkencore “Sami Frashëri 100 vjet pas, 1904-2004”. Konferenca u organizua nga Shtëpia Botuese Logos-A, në bashkëpunim me Administratën Ndërkombëtare Turke të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit “TIKA” dhe SHKH “Merhamet” Shkup. Merrnin pjesë studiues nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Turqia, Italia, Japonia, përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë. Ishin të ftuar edhe intelektualë, pedagogë të universiteteve, shkrimtarë, politikanë, botues, si dhe ambasadori i R. së Shqipërisë dhe ambasadori i R. së Turqisë në R e Maqedonisë.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakAnekdota – Sami Frashëri
Artikulli tjetërGratë – Sami Frashëri