Autor: Abduladhim ibën Bedevi el-Halefi
Titulli: Rregullat e shitblerjes në Islam
Përktheu: Bledar Karaj
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 57
Disa vëllezër të mi më kërkuan që t’iu pregatis diçka përmbledhëse në rregullat e shitblerjes duke u ankuar se libra të tillë në gjuhën shqipe ose nuk ka fare, ose janë shumë të rrallë. Kështu që duke parë këtë nevojë të vëllezërve të mi muslimanë për këtë degë të fikhut Islam dhe për vetë rëndësinë e kësaj teme, ku siç dihet, shitblerja është diçka e përditshme dhe të gjithë e praktikojnë atë për plotësimin e nevojave të tyre.
Kjo të bën të kuptosh shkakun e lejimit të shitjes dhe ndalimin e kamatës; shitja është e dobishme dhe e domosdoshme për njerëzit në përgjithësi, ndërsa kamata është shkatërruese e ekonomisë së popujve në përgjithësi dhe grumbullim i saj në duart e një pjese të vogël njerëzish të cilët janë të pasurit.
Prej këtu kuptohet kapitalizmi dhe sherri i tij mbi njerëzimin. Qëllimi i tij është që i pasuri të shtojë pasurinë e tij kurse i varfëri të zhytet edhe më shumë në varfëri. Shumë njerëz të punojnë dhe pak të posedojnë.