Autor: Dr. Ismail Bardhi
Titulli: Kriza e teologjise muslimane shqiptare
Recensent: Prof. Dr. Metin Izeti
R. gjuhësor: Nazif Zejnullahu
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 331
Botues: Logos-A
Viti: 2009
Vendi: Shkup, Maqedonia Veriore
Librat janë përjetime të brendshme, që në vete mbajnë mundimin dhe gëzimin, respektivisht janë si fëmijët. Pas botimit, ndiqen me dëshira dhe me kujdes. Përkundër këtij meraku, fatin e tyre më shpesh e shënon harresa sesa suksesi. Prandaj, duhet larguar të gjitha kurthet e mendjemadhësisë dhe të mburrjes, sidomos, kur bëhet fjalë për një libër autorial. Në kohën tonë, gjendja, edhe ashtu e disfavorshme, të cilën do të mund ta quanim si të zakonshme, është përkeqësuar në mënyrë rrënjësore. Për fat të keq, në këtë kohë librat nuk e kanë atë vlerë që e kanë pasur më parë, ngaqë brenda shoqërisë mbisundojnë me të madhe lloje më “të reja”, më “të ndryshme” dhe më “senzacionale” të komunikimit. Librat mbase akoma blihen, por rrallëherë lexohen.