Autor: Hamude Abdulati
Titulli: Struktura familjare në Islam
Përktheu: Urim R. Poshka
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 379
Botues: Logos-A
Viti: 1995
Vendi: Shkup, Maqedoni
Libri Struktura familjare në Islam paraqet një freski për lexuesit dhe ngjall kërshërinë e tyre në trajtimin e thuktë të një sërë çështjesh polemizuese, shpesh të keqkuptuara nga të tjerët, siç janë: poligamia, pozita e gruas, barazia bashkëshortore, trashëgimia, etj.
Për t’i qartësuar sa më teper të gjitha këto autori në shumë raste i ballafaqon thëniet shpesh të paqëndrueshme të orientalistëve dhe sociologëve perëndimorë me burimet e pastra të Ligjit Islam, Kuranin dhe Sunnetin.
Një shembull i mirë për këtë është edhe përfundimi i vetë autorit se: Poligamia në Islam është një çeshtje, të cilës, siç duket, çdo vëzhgues i qaset sipas mendjes dhe moshës së vet.