Autor: Harun Jahja
Titulli: Islami feja e lehtësisë
Formati: 8.5 x 11
Faqe: 29
Botues: Privat
Feja Islame është feja më e mirë dhe më e përshtatshme për të gjithë njerëzit. Andaj Allahu Islamin e ka pëlqyer dhe e ka zgjedhë si fe të lehtë për mbar njerëzimin. Kështu që njerëzit nuk e kanë aspak të vështirë që ti përshtaten dhe ti nënshtrohen dispozitave, rregullave dhe obligimeve të kësaj feje hyjnore. Kjo fe hyjnore njerëzit i largon nga të gjitha vështirësitë, lodhjet, brengat, pikëllimet, shqetësimet, mërzitjet, mundimet, torturat, hallet dhe dertet. Në të njëjtën kohë kjo fe, njeriun e njofton edhe se duhet ti drejtohet vetëm Atij që e ka krijuar çdo të mirë në dobi të besimtarëve të devotshëm. Dhe si rrjedhojë e kësaj ata duhet vetëm Atij ti besojnë, vetëm Atë duhet ta falënderojnë, vetëm Atij duhet ti mbështeten dhe duhet të kërkojnë vetëm nga bujaria, mirësia, mëshira dhe falshmëria e Tij e madhe.