Ballina Akide - Doktrinë Mësoje Besimin nga Kurani dhe Suneti – Muhamed Xhemil Zejno

Mësoje Besimin nga Kurani dhe Suneti – Muhamed Xhemil Zejno

Mësoje Besimin nga Kurani dhe Suneti
Mësoje Besimin nga Kurani dhe Suneti

Falënderimi i takon Allahut! Me mirësinë e tij fillohet dhe përmbushet çdo vepër. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij -sal-lAllahu alejhi ve sel-lem!- familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nisur nga nevoja e shoqërisë tonë për një libër të përmbledhur ku të renditen në të shkurtimisht disa nga çështjet kryesore që kanë të bëjnë me akiden dhe kuptimin e duhur të fesë së Allahut sipas rrugës dhe mënyrës që na e ka lënë trashëgimi i Dërguari i Allahut dhe shokët e tij – sal-lAllahu alejhi ve sel-lem!-, e pashë të arsyeshme që të sjell për lexuesit, këtë punim akademik e të mirëstudiuar të profesorit të njohur Muhamed Xhemil Zejno, për t’u ardhur sadopak në ndihmë muslimanëve të rinj dhe hoxhallarëve që punojnë me ta, dhe si një lehtësim për ta në mbajtjen e mësimeve, kurseve apo këshillave të shkurtra.

Gjatë përkthimit të këtij libri e kam parë të nevojshme që t’i bëj një renditje tjetër temave të tekstit të shejhut, në atë mënyrë që ato të vinin si një tekst i vetëm, ku pyetjet të kishin lidhje me përgjigjet e mëparshme, pa ndryshuar asgjë nga materjali i shejhut, përveç kur e kam parë të nevojshme që për efekt qartësimi të bëj sqarimin e tekstit me përdorimin e kllapave, me qëllim që lexuesit të mos i zbehet dëshira dhe t’i vështirësohet leximi.

Duke e falënderuar Allahun në fillim dhe në fund, e lus Allahun që përkthimin dhe botimin e këtij libri ta pranojë si një vepër që me të kërkohet vetëm kënaqësia e Tij, salavatet dhe selamet më të përzemërta qofshin mbi të Dërguarin e Fundit – Muhamedin -sal-lAllahu alejhi ve sel-lem!-, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin dhe do ta ndjekin atë deri në Ditën e Gjykimit!

Përmblodhi dhe shkroi:
Muhamed Xhemil Zejno
(Allahu e mëshiroftë!)
Profesor në “Darul-Hadith” – Meke
Përshtati nga arabishtja:
Bashkim Selmani
Recensoi:
Edmond Ajdini
Faqosja dhe kopertina:
Pelegrini

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakBesimi i vërtetë dhe çfarë bie ndesh me të – Ibn Bazi
Artikulli tjetërPrej Zemrës, në Zemër – Uthman ibën Hamed El Hamis