Ballina Akide - Doktrinë “Kur besimi është i saktë”

“Kur besimi është i saktë”

“Kur besimi është i saktë”
“Kur besimi është i saktë”

Ligjëroi:
Hoxhë Lulzim Perçuku


Kontrolloi:
Hoxhë Lulzim Perçuku

Transkriptoi:
Albiona Olluri

Kopertina dhe faqosja:

Denisa Zeqiri

HYRJE

Të gjitha lavdërimet dhe falënderimit i takojnë Allahut i Cili
është i veçuar me madhërim e përsosmëri dhe është i pastër e
i lartësuar prej ortakërisë apo që dikush të jetë i barabartë
dhe i krahasueshëm me Atë. Besojmë dhe dëshmojmë se
Muhamedi salAllahu alejhi ue selem është robi dhe i
Dërguari i Allahut, i cili ka realizuar teuhidin (veçimin e
Allahut me adhurim), i është mbështetur Atij dhe ka
jetësuar realitetet e besimit në zemrën e tij. Pastaj këto
realitete janë pasqyruar në gjymtyrët e tij dhe përmes tyre e
ka adhuruar Allahun. Ai është sjellë me sinqeritet e vërtetësi
me të gjithë njerëzit, qofshin besimtarë apo jobesimtarë.
Në këto ligjërata, me vullnetin e Allahut, do të flasim për
frytet dhe rezultatet e besimit tek individi dhe shoqëria dhe
se çfarë rezultatesh sjell shtimi apo pakësimi i tij në zemrat e
besimtarëve, qoftë në jetën private apo në atë publike.
Veprat sa i përket vlerës së tyre, dallojnë varësisht besimit
në zemra. Prandaj, kemi zgjedhur të flasim në lidhje me këtë
temë, si dhe për shkak të një defekti i cili po na shoqëron në
jetët tona të përditshme, që është: dobësimi i besimit. Edhe
pse të gjithë falim namazin, japim zekatin, agjërojmë dhe
bëjmë haxh, afrohemi tek Allahu me namaz vullnetar, apo
kemi zell e entuziazëm për fe dhe dëshirë për të mira,
megjithatë shohim se kemi dobësi të besimit në jetët tona.
Andaj, kemi nevojë urgjente për një rikthim të madh në
raport me veten tonë dhe të flasim gjerë e gjatë për veprat e
zemrës dhe ripërtëritjen e besimit.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakFrymëra mëshire nga Profeti i Mëshirës dhe Mrekullia Kur’anore – Osman Nuri Topbash
Artikulli tjetërEdukata e bartësve të Kur’anit