Ballina Akide - Doktrinë Mbështetja tek Allahu

Mbështetja tek Allahu

Ligjëroi: Hoxhë Lulzim Perçuku


Kontrolloi: Hoxhë Lulzim Perçuku
Transkriptoi: Albiona Olluri
Kopertina&Faqosja: Rajan Alliu

Allahu e ka lartësuar shumë çështjen e mbështetjes tek Ai dhe e
ka bërë atë një prej veprave më madhështore të cilën besimtari
mund ta bëjë me zemrën e tij. Mbështetja – tewekuli është
adhurim i cili duhet t’i kushtohet vetëm Allahut. Besimtari nuk i
mbështetet askujt tjetër përveç Allahut. Kur njeriu i mbështetet
Allahut, atëherë vetëm tek Ai do të shpresojë, në arritjen e
qëllimeve të tij dhe në largimin e gjërave të cilave u frikësohet.
Ky adhurim është obligim fetar, dhe njësimi i Allahut me këtë
adhurim madhështor është prej teuhidit. Ndërsa, kush i
mbështetet dikujt tjetër përveç Allahut, ka bërë shirk i cili nxjerr
prej Islamit. Mbështetja tek Allahu është kusht që tregon për
saktësinë e Islamit dhe të besimit të personit.
Adhurimet që kryen njeriu janë të shumta. Kemi adhurime të
brendshme, siç është shpresa, frika, mbështetja, dashuria,
madhërimi etj., dhe kemi adhurime të jashtme siç është: namazi,
agjërimi, zekati, haxhi, umreja, therja e kurbanit, lutja etj.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakEdukata e bartësve të Kur’anit
Artikulli tjetërKomenti i sures Nur