Ligjëroi:
Hoxhë Lulzim Perçuku
Kontrolloi:
Hoxhë Lulzim Perçuku
Transkriptoi:
Albiona Olluri
Kopertina dhe faqosja:
Denisa Zeqiri
HYRJE
Kur përmenden sahabët – shokët e Pejgamberit
salAllahu alejhi ue selem, atëherë pa dyshim se,
kuvendet, ligjëratat dhe librat do të zbukurohen. Si
të mos jetë kështu kur përmendja e tyre është
përmendje e të dashurve të Pejgamberit sal Allahu alejhi ue selem?!
Çdo mirësi që na ka arritur neve e me të cilën
stolisemi, prej çështjeve të fesë, na ka arritur përmes
sahabëve. Andaj, ata kanë shumë vlerë dhe kanë të
drejta ndaj nesh. Dhe pasuesit e sunetit, të drejtat e
tyre, janë munduar t’i përmbushin në mënyrën më të mirë. » Fjala “sahab”
Sahab është shumësi i fjalës sahib që do të thotë
shoqërues apo shok. Ndërsa, kjo fjalë në kuptimin
fetar do të thotë: Ai i cili e ka parë/takuar
Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem duke e besuar
dhe i cili ka vdekur në Islam. Madje, qoftë vetëm
nëse e ka parë atë, atëherë atij i takojnë vlerat apo
një pjesë e tyre, të përmendura për sahabët në Kuran dhe në hadithe.
Në vijim do të flasim për biografitë dhe vlerat e katër
udhëheqësve të drejtë.














