Shpjegimi i Kitabu-Teuhidit – Abdulaziz ibn Baz

0
909

Autor:       Abdulaziz ibn Baz
Titulli:       Shpjegimi i Kitabu-Teuhidit
Formati:    8.5 x 11
Faqe:        476
Botues:     Selefi.org

Tema e këtij libri ka të bëjë me njësimin e Allahut në adhurim – Teuhidin.
Teuhid do të thotë që Allahu të veçohet me adhurim. Allahu (Te ala) ka thënë: ”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Kjo është urtësia sheriatike e ekzistencës së tyre. Allahu nuk i ka krijuar ata që të shumohen nga një numër i vogël. Ai i ka krijuar ata edhe për ti sprovuar. Allahu (Te ala) ka thënë: “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë.” Përveç kësaj, Ai i krijoi ata në mënyrë që ata të kenë njohuri për atributet e Tij. Ai i ka krijuar ata që ti mësoj se Ai është Krijues, Furnizues dhe i Fuqishëm për çdo gjë. Ai i ka sprovuar ata me obligime, ndalesa dhe përgjegjësi që ata ta adhurojnë Atë me dije. Prandaj Ai dërgoi të dërguar, dhe shpalli libra të shenjta në mënyrë që ata të mësojnë të drejtën e Tij dhe ti përmbahen asaj.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko