Të njihemi me Mehmet Akif Ersoin – Dr. Hajredin Hoxha

Autor:             Dr. Hajredin Hoxha
Titulli:             Të njihemi me Mehmet Akif Ersoin
Recensent:      Edin.Q. Lohja
R. gjuhësor:    Edin.Q. Lohja
Formati:          8.5 x 11
Faqe:              14
Botues:           Furkan ISM
Vendi:             Shkup, Maqedonia Veriore

Mehmet Akif Ersoy u lind në Stamboll. Babi i tij Mehmed Tahir Efendi (1826-1888) ishte një dijetar i mirënjohur islam, që kishte studiuar në Shkollën islame Fatih. Ai u shpërngul në Stamboll gjatë kohës së Perandorisë osmane nga fshati Sushicë, pranë Pejës së Kosovës qëkur ishte fëmi. Babai i tij u martua me zonjën Emine Sherif Hanim (1836-1926). Më 1878 ai nisi arsimimin e tij në Shkollën Filore Islame Fatih. Që prej asaj kohe ai filloi të mësonte arabishten nga i ati. Ai e vazhdoi studimin e gjhës arabe gjatë shkollës së mesme, duke filluar ndërkohë mësimin e persishtes jashtë shkollës islame Fatih. Ai lexoi referenca të rëndësishme si Gjylistani i Sadiut, dhe Mesneviu i Rumiut. Në mësimet e turqishtes dhe frëngjishtes ai arriti pikët më të larta, duke shkëlqyer përherë si studenti më i mirë.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

Artikulli paraprakTarikati bektashian – Dr. Hajredin Hoxha
Artikulli tjetërDoktrinat e tefsirit në trojet shqiptare – Dr. Hajredin Hoxha