Mësimi i Fesë Islame për Fëmijë (1) – Lidhja e hoxhallarëve të Shqipërisë

0
163

Autor:           Lidhja e hoxhallarëve të Shqipërisë 
Titulli:           Mësimi i Fesë Islame për Fëmijë – 1
Përktheu:      A. Zunallari
Recensent:    Justinian Topulli
Redaktoi:      Entela Hidri
Formati:        B5
Faqe:            64
Botues:         Sh.B. Teuhidi
Botimi:          I parë
Viti:              2011
Vendi:           Tiranë, Shqipëri

Teuhidi, ose ndryshe Njësimi i Zotit të Madhëruar, është detyrimi më madh i njeriut në këtë jetë, ndaj dhe kjo dije është dija më fisnike dhe më e mira ndër dije.
Mbi dijen e Teuhidit qëndrojnë të gjitha veprat e njeriut, kjo dije është peshorja që vlerëson saktësinë e një vepre dhe pranimin ose refuzimin e saj tek Zoti.
Nevoja që ka njeriu për këtë dije qëndron mbi çdo nevojë tjetër, sepse zemrat nuk mund të marrin jetë, nuk do të ndjejnë kënaqësi dhe as qetësi vetëm se duke njohur Zotin e tyre, të Adhuruarin dhe Krijuesin e tyre, dhe kjo me anë të emrave, cilësive dhe veprave të Tij madhështore.